Google ADS

Për “Tahirin” u fol në Bundestag, Rama: U pyetëm për këtë çështje

18:17 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se gjatë vizitës dyditore në Gjermani është diskutuar edhe për çështjen e Samir Tahirit.

Pyetjes së Top Channel nëse i është kërkuar që Tahiri t’i “dorëzohet” drejtësisë, Rama pranoi se ka patur një interesim në Bundestag.

“Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Europiane për këtë çështje dhe pozicionin tonë në këtë proces”, thotë ai.

Burimin e kësaj pyetjeje të ngritur nga deputetët gjermanë, Kryeministri Edi Rama e gjen në Tiranë, tek opozita shqiptare.

“Pyetja ka pasur të bëjë në thelbin e shqetësimit, edhe me baltën e eksportuar atje dhe tregimin e deformuar që është bërë atje”, shtoi ai./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme