Të paktën 350 banorë të fshatit Vanë në Delvinë janë izoluar mes dy brigjeve të lumit të Kalasës pas shembjes së urës që lidh këtë fshat me rrugën kryesore.
Ura fillimisht u përmbyt nga prurjet e lumit gjatë reshjeve të fundit dhe më pas u shemb, duke ndërprerë komunikimin. Ata që duhet të zgjidhin situata emergjente kalojnë në këmbë lumin, ndërsa më të moshuarit e kanë të pamundur lëvizjen.
Bashkia e Delvinës është duke u përpjekur që të realizojë një zgjidhje provizore vetëm për këmbësorët.
Në të gjthë Bashkinë e Delvinës bilanci i dëmeve është i më i larti që reshjet kanë shkaktuar ndonjëherë përgjatë 5 dekadave të fundit, shkruan topchannel.
Përrenjtë malorë të Gurrës dhe Gutinës kanë vërshuar në luginë dhe rrugë duke shkatërruar 2 ura të tjera kryesore për komunikimin mes Kalasës dhe Tatzatit.
Në të gjithë bashkinë e Delvinës rreth 2500 banorë gjenden ende të prekur direkt nga përmbytjet, shembjet e urave, shkatërrimi i rrugëve rurale dhe kufizimi i komunikimit me rrugët kryesore.
Lumi i Kalasës shkatërroi me gërryerje rreth 12 ha tokë bujqësore ndërsa rrezikohen edhe 100 ha të tjerë nëse nuk do të disiplinohet shtrati i tij./Top Channel
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...