“Për kë do votosh? Për Bashën”, kreu i PD i përgjigjet Ramës për fotomontazhin

23:48 | 17 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, për foton që ky i fundit tregonte se fliste me veten.

Teksa Rama shkuante se kishte ende punë për të bërë dhe donte një mandat të tretë, Basha e ka ironizuar.

1306765834

“Për ti kë do votosh? Për Bashën” është ky dialogu që sipas Bashës kanë bërë dy portretet e Ramës përballë njëri-tjetrit në fotomontazhin e publikuar prej tij në Instagram. Ndërkohë që postimin që shoqëron foton kreu i opozitës shkruan: Faleminderit për sportin.

Më herët Rama po në Instagram publikoi foton e tij teksa komunikonte me veten dhe kërkonte një mandat të tretë./tvklan.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme