Për herë të parë Korça feston Pashkët Ortodokse pa turistë

09:45 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Besimtarët ortodoksë festojnë këtë javë Pashkët.

Sot është e premtja e zezë dhe në Korçë qytetarët ndezin qirinj për shpirtrat e vdekur në katedralen ringjallja e Krishtit. Ajo do jetë e mbyllur si asnjëherë më parë.

Ndërsa Epitafi i Krishtit nuk do të mbahet sot.

Ndërsa edhe nesër mesha e ringjalljes së Krishtit do bëhet pa njerëz.

Për herë të parë të gjithë do të festojnë në shtëpi.

Ndërsa Korça për herë të parë feston pashkën pa vizitorë dhe turistë./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme