Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka akorduar medaljen “Mirënjohje publike”, zotit Marc I. Ghorayeb, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Liban, me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta për sigurimin e kushteve për lirimin nga kampi Al Hol, Siri, të shtetasit shqiptar, Alvin Berisha”.
Ministri Lleshaj, teksa i dorëzoi medaljen tha:
“Gjatë fillimit të muajit nëntor zhvilluam së bashku një punë shumë të rëndësishme, që kishte të bënte me lirimin dhe me sjelljen në atdhe të një qytetari shqiptar, një fëmije, Alvin Berishës, gjatë të cilit zoti Ghorayeb u angazhua personalisht, vetë në cilësinë e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, në cilësinë e një qytetari të Shqipërisë, në cilësinë të një qytetari të Libanit, por jo vetëm vetë si Marc, por edhe si familje. Gjithë familja e tij u angazhua dhe na krijoi lehtësi të jashtëzakonshme, që mundësuan që Alvin Berisha të kthehej shëndosh e mirë, pranë familjes së tij.
Për mua ka qenë hera e parë që e njoh zotin Ghorayeb gjatë këtyre ditëve dhe jam befasuar shumë pozitivisht, lidhur me angazhimin e tij, që ka patur në shërbim të imazhit të Shqipërisë në Liban në tërësi, edhe në Lindjen e mesme e më gjerë. Ka arritur të krijojë një Konsullatë, e cila është model edhe për shumë nga Ambasadat tona, nëse e krahason për nga niveli i performancës që jep.
Gjatë ditëve që ishim në Liban përmes kontakteve, angazhimit të tij personal dhe familjar, mundësoi që ne të kishim gjithë akseset e nevojshme pranë autoriteteve të sigurisë në të gjitha nivelet, që nga Ministri i Brendshëm dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese e të inteligjencës. Zhvilluam një aksion shumë të ndërlikuar dhe arritëm të kemi sukses.
Me këtë rast, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta falënderuar Marcun për angazhim e tij, e për t’i dhënë në shenjë mirënjohje medaljen për “Mirënjohjen publike”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...