Përgjatë këtij viti, Shqipëria ka tërhequr një gamë të gjerë turistësh nga rajoni, Evropa dhe më tej. Kosova vijon të mbetet në krye të listës me 4.2 mln vizitorë në 11 muaj, ndonëse kanë pësuar një rritje me vetëm 6%.
Sakaq, turistët nga Italia mbajnë edhe këtë vit vendin e dytë si grupi më i madh i vizitorëve për periudhën Janar-Nëntor, duke arritur në rreth 1.2 mln, një rritje prej 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italianët nuk mungojnë as në Dhjetor.
“Është hera e parë që vijmë në Tiranë, jemi të surprizuar, sinqerisht është shumë bukur. Komplimente, është një qytet shumë mikpritës me njerëz të mrekullueshëm.”
“Shqipëria është një vend i këndshëm për t’u vizituar, kam kaluar shumë mirë. Këtu ka shumë tregje të vogla ku mund të blesh gjëra të ndryshme.”
Rritje të ndjeshme në grupin e vizitorëve nga Europa kanë pësuar po ashtu hyrjet nga Franca me 75%, Turqia dhe Holanda me 68% më shumë sesa vjet.
“Kemi shumë miq nga Shqipëria, është një vend shumë i bukur, atmosfera këtu na pëlqen shumë.”
“Jemi nga Turqia, zgjodhëm të vijnë sepse duam të eksplorojmë marketet e Krishtlindjeve. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm, na kanë mirëpritur.”
Sa i përket vizitorëve jashtë Europës, ato nga Kina dhe India janë më shumë se dyfishuar. Në 11 muaj, këtë vit vendi ynë mirëpriti rreth 11 mln vizitorë të huaj./Tv Klan
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...