Fiks Fare solli rastin e një zonje nga fshati Dom i rrethit Mat, e cila po merr vetëm gjysmën e pensionit që i takon, pasi është shpallur debitore ndaj ISSH. Sipas kësaj të fundit zonja ka përfituar dy pensione në të njëjtën hark kohor. Nga ana tjetër Dude Lleshi ka marrë vetëm pensionin e pleqërisë.
Vajza e saj Zamira Lleshi, tregon për Fiksin se kanë përfituar një pension familjar që në 1996 kur i vdiq i ati, dhe e morën këtë pension derisa e ëma doli në pension pleqërie. Pas vitit 2001 familja Lleshi merrte vetëm pensionin e pleqërisë.
Zamira tregon për Fiksin se ka dy vite që mamaja e saj po merr vetëm gjysmën e pensionit të pleqërisë, pasi ka dal se ajo ndërkohë që merrte pensionin e pleqërisë merrte dhe atë familjar deri në vitin 2008.
Debia e zonjës Dude përllogaritet në 2 milionë lekë të vjetra, për të cilat asaj i mbahet 50 përqind e pensionit.
Zonja Dude Lleshi thotë për Fiksin se jeton e vetme, se vetëm atë pension kishte, edhe ai ju përgjysmua. “Shtëpi nuk kam, ma ka liruar djali i kunatit, edhe atë pension që merrja e marr gjysëm, nuk më del vetëm për ilaçe” thotë e moshuara.
Gazetarët e Fiksit në dokumentet që morën në familjen Lleshi, vunë re se vitet për të cilat sot familja ishte debitore ishin pension i tërhequr jo në qendrën paguese të fshatit të tyre, por qendra paguese ishte ndryshuar nga inspektorët në një fshat tjetër pa asnjë motiv. Pra pensioni familjar i cili duhej të ishte mbyllur kishte kaluar në fshatin Rukaj nga fshati Suç ku zonja ishte banore.
Pas këtij konstatimi grupi i xhirimit të emisionit investigativ shkoi për një përgjigje në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Mat, punonjësja Farie Dezhgiu e cila ka bërë edhe ndryshimin e qendrës paguese në ato vite, nuk pranon të ketë lidhje me lëvizjen dhe me ato vite. “S’kam lidhje fare me këtë gjë, në atë kohë s’kam patur fare lidhje ” thotë zonja Dezhgiu. Ndërkohë përgjegjësi i Agjencisë Gëzim Leka thotë se një ndryshim të tillë e ka si kompetencë për ta bërë vetëm Drejtoria Rajonale Peshkopi. “Nëse e kanë bërë punonjësit e Agjencisë të shkojnë para ligjit, askush të mos i fshihet ligjit” thotë z.Leka.
Meqë punonjësit e Agjencisë Mat pretenduan se ndryshimi i qendrës paguese ishte bërë nga Drejtoria Rajonale gazetarët e Fiksit ju drejtuan kësaj të fundit.
Drejtori i kësaj drejtoria Shpëtim Murrja , tha “Ne kemi një dokument ku ndryshimi i qendër pagesës është bërë nga Farie Dezhgiu dhe Gëzim Leka, të cilët janë edhe punonjës aktual në këtë agjenci. ” Nuk ka masë administrative, për to është pak masa administrative, do t’i çojmë për ndjekje penale dy punonjësit e Agjencisë Mat” tha drejtori i ISSH Peshkopi./Top Channel
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...