Moshat e treta parashikojnë se nga dita e hënë do të përballen me shumë problem për sa i përket furnizimit me ushqime.
Shumica e tyre nuk e kanë idenë se në ç’mënyrë do të blejnë ushqime, pasi janë kategoria që jetojnë krejt vetëm dhe nuk përfitojnë autorizim për të dalë nga banesat.
Lezhjanët janë të gatshëm që për tu ushqyer të rrezikojnë.
“Pjesëtarë familje jam unë, skam njeri, kur do ta marr autorizimin. Normalisht nuk duhet bllokuar kështu. Në shtëpinë time unë jam i vetmi njeri më i fortë, të tjerët i kam sakatë”.
Të njëjtin shqetësim kanë dhe pensionistët gjirokastritët. Ata thonë se kanë pak informacion, janë të vetmuar dhe nuk ka kush t’ju shërbejë.
“Ç’të bëjmë, ç’do hamë, të paktën të marrim pensionin. Kjo është e tepërt, e vështirë dhe e rënduar”.
Edhe ky zotëri jeton vetëm në Sarandë dhe deri tani askush nga punonjësit socialë nuk i ka trokitur tek dera për ti çuar ushqime. Ai është në hall se si do ushqehet javën e ardhshme.
“Puna është që nuk kemi njeri në shtëpi, si do vejë halli”.
Ndërkaq dibranët kërkojnë që qeveria të mbajë premtimin që ka dhënë.
“Për tu zbatuar izolimi qeveria duhet të merrte masa shtrënguese që të jetojnë brenda familjeve njerëzit. Masat shtrënguese janë që tu japë njerëzve ato që ka premtuar”.
Ndërsa në Shkodër banorë kanë informacion për rregullat e reja të qarkullimit që nisin nga dita e hënë, por nuk dinë si të veprojnë pasi jo të gjithë kanë pranë të afërm që mund ti ndihmojnë. Ndaj dhe kërkojnë që të ndërhyjë dhe bashkia.
“Kam dëgjuar në televizor që duhet bërë aplikim për të dalë për psonisje ditën e hënë. Ne jemi vetëm dy pensionistë skam njeri tjetër. Skam rrugë tjetër, o të dal vetë o të vdes”./abcnews.al
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...