Admir Çerpja pranon përfshirjen në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas.
Ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe prokurorinë, duke treguar edhe vendin e fshehjes së parave, të cilat, ashtu si Neim Avdulaj, i kishte groposur në oborrin e shtëpisë në Bathore. Burimet thonë se Çerpja, ka treguar edhe emrat e personave me të cilët ka bashkëpunuar, si në vjedhjen e dhjetorit të 2015 ashtu edhe atë të datës 9 shkurt të këtij viti.
Dëshmia e tij para grupit hetimor, thonë burimet, ka zbardhur dhe identifikuar edhe personat e tjerë pjesëmarrës në grabitje, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërkohë prokuroria ka dorëzuar në gjykatë, kërkesën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, ku është kërkuar që të caktohet masa e “arrestit me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Pavarësisht gjetjes së tenxhereve të fundit të mbushur me para në oborrin e familjes Çerpja, në total shuma e gjetur deri më tani nuk arrin 400 mijë dollarë amerikanë. Edhe pse, në dy grabitjet sipas të dhënave të bankës, janë marr rreth 7 mln euro.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje të 4 të arrestuarve që kanë mbajtur qëndrim pohues, Admir Çerpja, Fatjon Xhyli, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj kanë pretenduar se një shumë të konsiderueshme parash, të fituara edhe në formë shpërblimi i kanë harxhuar në lojra fati.
Ndërsa i vetmi që mbetet në pozitat mohuese të përfshirjes së tij në dy grabitjet me armë, është i dyshuari Ernest Kupa. Pavarësisht mohimit nga ana e tij, është Neim Avdulaj e ka përfshirë Kupën në grabitjet e parave të bankave, pasi gjatë dëshmisë, Avdulaj ka thënë se Admir Murataj, personi i shpallur në kërkim, në çdo takim shoqërohej me Ernest Kupën.
Abc News ka siguruar deklarimet e Neim Avdulajt, i cili në një moment, shpjegon edhe bisedën me Admir Muratajn, tek i cili hyn garant për Fatjon Xhyliun dhe Ditjon Memlikën, që nëse kapen nga policia, do të duronin presionin dhe nuk do të tregonin. Premtim, i cili siç duket nuk është mbajtur nga ish-efektivi i forcave komando Avdulaj dhe dy shokët e tij, Memlika dhe Xhyliu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...