Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh sot se trupa shqiptare EOD kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në stërvitjen shumëkombëshe ‘Ares Strike’ në Letoni.
Peleshi ndau foto në rrjetet sociale nga kjo stërvitje shumëkombëshe, teksa theksoi se, “stërvitjet e përbashkëta janë instrument i rëndësishëm për të forcuar aftësitë ushtarake dhe për të siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë së forcave ushtarake”.
“Pjesëmarrja e Forcave tona të Armatosura në ‘Ares Strike’, tregues i bashkëpunimit dhe solidaritetit mes aleatëve të NATO-s”, nënvizoi Peleshi./atsh
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...