Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi, ka thënë se në zonën mbi tunelin e Kalimashit situata është e vështirë nga zjarret të cilat janë përhapur me ndihëm e erës.
Ai ka thënë se forcat e zjarrfikësve nga Kukësi, Hasi, Shkodra dhe Kosova po punojnë për ta vënë nën kontrollë situatën.
Peleshi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga udhëtarët të kenë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë.
“Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë