Roja Bregdetare e Shqipërisë zgjidhet drejtuese e Forumit të Funksioneve të Rojeve Bregdetare të Vendeve të Mesdheut për vitin 2024.
Minsitri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Shqipëria po bëhet pikë reference për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare.
“Pjesëmarrja aktive në diskutimet mbi sektorët kyç të #BlueEconomy, si siguria detare, transporti detar, peshkimi dhe turizmi bregdetar, bën Shqipërinë një pikë reference për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare”, ka shkruar ai.
Tutje, ministri Peleshi njofton se në vjeshtën e këtij viti ky forum do të mbahet në Shqipëri me pjesëmarrjen e 42 delegacioneve dhe organizatave ndërkombëtare, si ngjarja më e rëndësishme për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare./rtk
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza