Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin virtual të ministrave, shefave të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë të 43 vendeve të NATO-s dhe BE, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd J. Austin III.
Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi ka thënë se Shqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat e Detit të Kuq, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria i bashkohet zërit të aleatëve, dënojmë me forcë sulmin e Lëvizjes Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat e Detit të Kuq! Këto sulme janë të papranueshme. Mbështesim lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare dhe denoncon çdo akt që kërcënon paqen dhe sigurinë globale”, thekson Peleshi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...