Google ADS

Pëlcet bomba para një dyqani në Greqi, shqiptari në gjendje të rëndë

19:37 | 1 Janar 2019
Arbresh.info

Një 30-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombe artizanale në një dyqan
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit të djeshëm (31 dhjetor 2018) në lagjen ‘Kipseli’ në Athinë.

Poicia mbajti sekret fillimisht ngjarjen derisa antiterrori greke kreu hetimet e duhura.

Mësohet se 30-vjeçari shqiptar ka humbur një sy dhe ka djegie të shumta në fytyrë dhe këmbë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangjelizmo.

30-vjeçari shqiptar ka qenë duke kaluar kur shpërtheu bomba e vendosur në hyrje të dyqanit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shpërthimi i bombës shkaktoi dëme në dyqan dhe në një kamion që ishte parkuar aty pranë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme