Sindikata e pedagogeve mbetet e vendosur për të nisur të mërkurën grevën e urisë duke i lënë afat qeverisë deri të mërkurën në orën 16:00 për të ndryshuar qëndrimin e saj.
Sipas Sandër Kovaçit, kreut të Sindikatës së Punonjësve Universitarë, rritja e pagave me 8% nga buxheti i vetë universiteteve, nuk është i mjaftueshëm. “Ne kemi njohur vetëm 7% si rritje. Universiteti i Tiranës ka rritur 8% vetëm për këtë periudhë dhe nuk ka asnjë garanci për vitin e ardhshëm. Kurse universitetet e tjera, si Politekniku, edhe ai gjatë kësaj periudhe, këtë tremujorësh, mund ta mbulojë me shumë vështirësi. Përveç mjekësisë, ndoshta ata kanë më shumë buxhet. Universitetet e tjera nuk kanë asnjë lloj mundësie për të arritur 8%-shin. Për shembull, rritja me 8% në Universitetin e Shkodrës do të kushtonte 200 milionë lekë, ndërsa të ardhurat ishin vetëm 100 milionë”, tha Kovaçi.
Sipas tij, duhen marrë garanci që rritja me 8% nuk do të mbahet nga tarifat e studentëve dhe që nuk do të sjellë ulje të investimeve në universitete.
“Rroga është çështje fikse. Ne nuk jemi dakord as me 15%. Aq më tepër që nuk janë përfshirë stafi ndihmës, që për ne është jetik. Nëse nuk kemi përgjigje pozitive nga qeveria, kemi gatishmërinë e një pjese të stafit të cilët janë gati. Do të jetë unike në botë besoj që në grevë urie të futen personeli akademik”, ka thënë Kovaçi.
Publikohet një video e Xuxit kur thoshte se nuk do të hynte ...
Ahmeti pret në takim Beauregard, e falënderon për mbështetje...
Vullneti tregon historinë e trishtë që i ka ndodhur në luftë...
Aktakuzë kundër pesë persona në Prishtinë për vepra penale q...
Shifrat/ Aksionet e rrjetit social të ish-presidentit Trump ...
Klubi shqiptar i mërgatës në Dusseldorf e Ballkani me superk...