Pedagogët në Universitetin e Tiranës kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, në ditën e parë të nisjes së procesit mësimor.
Prej javësh ata kërkojnë rritje të pagës me 50 për qind, pasi siç shprehen pagat aktuale nuk ua mundësojnë kërkimin shkencor.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha për mediat se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.
Ai theksoi se protestat do të jenë të përditshme përballë Politeknikut për t’u zhvendosur përballë qeverisë.
Kovaçi u shpreh se kanë të gjithë mbështetjen e studentëve pasi interesat në këtë protestë janë të përbashkëta.
“Studentët kanë mbështetur grevën e pedagogëve, qëllimi është i përbashkët. Duam që qeveria të kthejë sytë nga universiteti. Fjalën e fundit duhet ta thotë kryeministri, nuk mendojmë që përmes ministres Kushi mund të përmbushim kërkesat tona”, u shpreh pedagogu.
Më 5 tetor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qeveria ka vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, nga të cilat 7 për qind do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
“Universitetet me autonominë që gëzojnë mund të propozojnë rritje mbi kufirin minimal, të cilën mund ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”, u shpreh ministrja./e.n/
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prish...
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...