Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është rreshtuar kundër taksës së vendosur në “Rrugën e Kombit”.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kjo forcë politike ka dy thirrje për mazhorancën. E para është heqja e tarifës prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët.
““Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund t’i ndajmë akoma me politika të tilla, kur qytetarët e Shqipërisë paguajnë disa herë për rruget nëpërmjet pagesës së Taksës së Qarkullimit, Taks-Regjistrimi dhe Akcizë mbi karburantet”, thuhet në deklaratë.
Sipas PDIU-së, kjo tarifë godet edhe më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, por edhe turizmin, shkruan Top Channel.
Por, PDIU nuk është kundër vendosjes së tarifave, për akset e tjera kombëtare, por kërkon që këto tarifa të jenë të arsyeshme.
“Në përputhje me nivelin e të ardhurave të Shqiptarëve. Për PDIU-në, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” duhet të jenë pa pagesë.Këto janë dy arterie që lidhin Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”, vijon deklarata.
PDIU mbështet protestuesit kuksianë dhe kërkon lirimin e 11 personave që mbahen ende në burg.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...