Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me familje që jetojnë në kushte të vështira në Baldushk të Tiranës. Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi, kanë dhënë mesazhin së ky do të jetë viti i ndryshimit.
Sipas Bardhit, 2021 do të jetë viti i një një qeverie të re që mbështet njerëzit e nuk punon për veten. Bardhi ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një vaksinë që të shërojë dështimet e qeverisë aktuale, dhe më e mira është largimi i Edi Ramës.
“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Më tej Sekretari Bardhi inkurajoi qytetarët të bashkohen me ndryshimin në 25 prill.
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë
Emrat dhe mosha, kush janë 34 pengjet e listuar nga Hamasi q...
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...