Google ADS

PD tregon skenarin: Shumë shpejt në pushtet me zgjedhje të parakohshme

23:47 | 8 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Partia Demokratike është e bindur se shumë shpejt do të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso tha se në 16 shkurt qytetarët do ti tregojnë qeverisë së ditët e saj kanë mbaruar.

Ivi Kaso tha në Ora News:

PD do të vijë në pushtet shumë shpejt nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Është PD që do të marrë përgjegjësitë e saj.

 

E rëndësishme është që shqiptarët  e mbledhur së bashku për 1001 arsye do të dalin dhe do protestojnë në datën 16 masivisht, për ti treguar kësaj qeverie se ditët e saj kanë mbaruar dhe për artikuluar qartë zgjidhjen që shqiptarët e bashkuar të cilët do të jenë në shesh ofrojnë. Një qeveri kalimtare, e cila do të garantojë disa rregulla loje, të cilat nëse do të sigurohen ne jemi të bindur se PD sot përfaqëson mazhorancën e shqiptarëve, hyn në zgjedhje dhe i fiton. Skenarët janë të hapura dhe mbi tryezë, do të studiohen, janë duke studiuar skenarët, janë detaje teknike që çdo forcë politikë i studion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme