PD tregon arsyen pse dha dorëheqjen Saimir Tahiri

11:40 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spajo, ka zbuluar sipas tij arsyen se përse Saimir Tahiri hoqi dorë sot nga mandati i deputetit.

Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se dorëheqja e Tahirit si deputet ka ardhur vetëm pasi provat janë prishur provat për hetimet që kanë nisur ndaj tij për trafik droge në bashkëpunim.

“Kryetrafikanti juaj lëviz i lirë. Nuk mund të thoni se luftoni drogë, kur ai del dhe kërcënon kryeministrin. Opozita nuk e akuzon tani, por e ka akuzuar me vite të tëra. Ai është i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm më Tahirin, por është ai së bashku me Ramën. Shqipëria është kthyer në delen e zezë prandaj nuk na hapin negociatat. Ai sot la mandatin, por para dy jave ishte këtu. Ai bëri sërish presion. I bëri presion edhe ministrit të brendshëm. Kur janë të përzier kaq shumë, nuk ka se si të ndodhë që ju ta jepni Tahirin te drejtësia sepse në radhë të parë ju synoni të mbroni Edi Ramën. Jeni bërë të gjithë rresht sot këtu sepse mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën, pushtetin tuaj. I prishët provat për hetimet, i humbi gjurmët dhe tashmë lë mandatin” u shpreh Edmond Spaho. /Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme