Google ADS

PD reagon ashpër: Do t’i përjashtojmë dy deputetët që votuan Ruçin

14:57 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Ditën e sotme ka reaguar PD në një deklaratë zyrtare në lidhje me rrjedhjen e votave ditën e djeshme ku u zgjodh Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi.

PD thotë se kjo çështje do të shikohet me përparësi dhe se ata që votuan pro Ruçit nuk kanë vend më në PD.

DEKLARATA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme