Propagandën e Kryeministrit me historitë e ish sigurimit të shtetit Partia Demokratike e ka quajtur hipokrizi.
Deputetja e kësaj force politike, Albana Vokshi, tha se Rama është pasardhës i atij regjimi dhe i kërkoi të tregojë se kush firmosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.
Vokshi: I bëj kërkesë Edi Ramës që bashkë me dosjen e Musine Kokalarit të hapë edhe dosjen e Havzi Nelës dhe të tregojë se kush ka firmosur për ekzekutimin e tij.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi u takua me drejtueset e LDG- se Lezhë, Mirditë dhe Kurbin nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 shkurtit në Tiranë për të rrëzuar qeverinë dhe për të çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!
Vokshi: “Nga Tirana nis një lëvizje popullore pa kthim , e cila do të përfundojë vetëm me largimin e kësaj qeverie të korruptuar, antisociale , të lidhur me krimin e organizuar. Sot qeverisemi nga kriminelë. Pushteti duhet t’u kthehet qytetarëve. Edi Rama erdhi në pushtet me vota të blera. Ndaj e mbushi Shqipërinë me hashash, sepse kërkon paratë e drogës që të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme. Lezha dhe e gjithë Shqipëria duhet të bëhen barrikadë përballë kësaj organizate kriminale,që varfëroidhe gjysmën e popullësisë.”
Në takimin e znj. Vokshi me strukturat e Lidhjes Demokratike të Gruas të degëve Lezhë, Mirditë dhe Kurbin mori pjesë edhe deputetja e Mirditës Albina Deda.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...