Ilir Meta tha se nuk pati asnjë surprisë nga votimi i Kuvendit një partiak, pas rrëzimit të dekretit që ktheu ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërsa e quan Kuvendin e inceneratorëve dhe të mbetjeve, kreu i shtetit përsëriti formulën e para disa viteve “me qetësi dhe dashuri” dhe njoftoi për reagimin e tij në emisionin “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan.
Ndërkohë Partia Demokratike thotë se Shqipëria është më pak demokratike dhe më pak europiane pas votimit në parlament. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi vuri në dukje përplasjen që po krijohet me Bashkimin Europian, për hir të interesave personale të Ramës.
“Njëanshmëria e Edi Ramës, frika e tij nga zgjedhje e vërteta, shkelja e Marrëveshjes së 14 Janarit dhe 5 Qershorit, që shtruan rrugën për një klimë politike normale parazgjedhore, si dhe arroganca për të injoruar nevojën për ekspertizë ndërkombëtare nga Komisioni i Venecias, po fut seriozisht vendin drejt një aventure të rrezikshme dhe të panjohur, në përplasje me Bashkimin Europian”.
Sipas demokratëve, ligji zgjedhor duhet domosdoshmërisht të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane, që të jetë i pranueshëm nga qytetarët dhe partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...