PD: Rama kërkon të mbulojë më shpifje korrupsionin e qeverisë së tij

22:22 | 19 Nëntor 2022
E.H

Partia Demokratike në Shqipëri, e drejtuar nga Sali Berisha i është përgjigjur kritikave të mazhorancës dhe kryeministrit Rama lidhur me datën e protestës së radhës të opozitës më 6 dhjetor.

Përmes një njoftim zyrtar PD sqaron se protesta e opozitës nuk është kundër miqve të Shqipërisë dhe partnerëve strategjikë.

PD akuzon kryeministri Rama kërkon të mbulojë më shpifje korrupsionin e qeverisë së tij.

“Është një thirrje që ata të mbështesin popullin shqiptar në përballjen me një lukuni kleptokratësh me në krye Ramën, që ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë, ka vithisur vendin në fund të tabelave për të drejtat e njeriut, dhe zbatimin e ligjit, katër shkallë nën Vietnamin komunist. Një thirrje kundër atyre që vjedhin çdo ditë, me banditë në kërkim, shpresën, të ardhmen, pasuritë dhe taksat e shqiptarëve. Partia Demokratike e thërret popullin në proteste sepse dikush duhet t’i dalë zot Shqipërisë në rrezik. Ne jemi të sigurt se Europa, si në të gjitha udhëkryqet tona, do të jetë me Shqipërinë dhe popullin e kërcënuar të saj”, thuhet veç të tjerash në reagimin e PD./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme