Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka sulmuar me tone të forta ish- Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili ditën e djeshme përmes një statusi të gjatë në rrjetin social dha disa propozime për tejkalimin e krizës ekonomike që ka shkaktuar Covid, përfshi këtu edhe uljen e pagave të punonjësve të administratës.
Bardhi shkruan se statusi i gjatë i Beqjes, është në fakt një eksperiment i kryeministrit, i cili është gati që t’u marrë punonjësve shqiptarë paratë nga xhepi i tyre dhe t’u lërë në thes oligarkëve miliona eurot e koncesioneve, që sipas tij jo vetëm që nuk janë prekur në këto kohë të koronavirusit, por në të kundërt po shtohen.
“Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.
Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.
Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit. Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.
Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij” shkruan ai.
Më poshtë propozimet ekonomike të ish- Ministrit të Shëndetësisë:
KRIZËN DUHET TA PËRBALLOJMË TË GJITHË BASHKË!
Nesër bëhen 50 ditë nga rasti i parë zyrtar i sëmundjes COVID-19. E ardhmja, qoftë e afërt, qoftë e mesme, nuk duket sesi do të jetë, përveçse pranohet që do të jetë keq, si s’ka më keq, apo do të ketë edhe më keq. Nga njëra anë është sheshimi i kurbës së epidemisë, vaksinimi, imuniteti i grupit. Nga ana tjetër është shëndeti (jeta), ekonomia (pasuria), liria (privatësia). Më tej (ka shumë anë kjo krizë) është deficiti (fiskal, tregtar), borxhi (publik, privat, individ), inflacioni. Por është edhe norma e interesit, hapësira fiskale dhe aftësia paguese (creditëortheness).
Sa më sipër nuk është një listë shteruese, por renditja e gjithë këtyre pyetjeve ekzistenciale dëshmon se sa të papërgatitur jemi gjendur përballë kësaj pandemia dhe sidomos pasojave të saj. Deri më tani, ky i kësaj here duhet të jetë dështimi më i madh i njerëzimit në kohët moderne. Sepse, të paktën kësaj here, sipas mendimit tim, krizën ekonomike e kemi drejtuar vetë.
Nëse vendosëm ne vetë se kur duhet të fillonte kriza dhe me çfarë intensiteti (dhe mirë bëmë sepse vendosëm jetën para ekonomisë), duhet të ishim më të parapërgatitur se kurrë për gjerësinë dhe ashpërsinë e krizës ekonomike. Nëse për SARS-CoV-2 flisnimme hamendësi nisur nga sivëllezërit e tij të mëparshëm të familjes së koronaviruseve, nëse na u desh disa kohë ta zbulojmë në laborator e t’i vëmë emrin, nëse ende kemi disa të panjohura për evolucionin e tij afatshkurtër, në ekonomi duhet ta kishim ditur që në fillim se çfarë pasojash do të sillte lockdoën botëror dhe nacional.
E dinim sa do të mbeteshin pa punë, e dinim çfarë mallrash do të ishin me pakicë, e dinim çfarë industrish do të mbylleshin pjesërisht apo plotësisht. Edhe nëse duam të flasim për të drejtat individuale, edhe ato e dinim para vendimmarrjes së lockdoën sesa do të duhet të kufizohen. Në mënyrë naive na kërkohen sakrifica në emër të kohës. T’i japim kohë sistemit shëndetësor që të mos kalojë maksimumin e kapacitetit të tij. T’u japim kohë shkencëtarëve të zbulojnë vaksinën.
T’i japim kohë popullsisë të infektohet, me shpresë që pas kësaj të imunizohet. Ata që kanë pretenduar prej disa dekadash të udhëheqin dijen botërore, vetëm po rreken të na tregojnë sesa shumë pyetje duan përgjigje, por përgjigje nuk po merr kush guximin të japë. Opsione, alternativa njëra pas tjetrës, të mirat e të këqijat e çdo opsioni, por rekomandim sipas kontekstit konkret as fare.
Të gjithë po presin vetëm të mësojnë nga gabimet e atyre që guxojnë të parët. Ndërsa ata që guxojnë sot të marrin vendime, duhet të kenë bekimin e të gjithë botës, sepse po na mësojnë, të paktën, cilat janë rrugët e gabuara. Që të mos shpenzojmë energji e të mos humbim kohë. Praktikisht, çdo vend është lënë i vetëm se si të zgjidhë hallin e vet.
Ne jemi një vend i vogël. Ato që i dimë, i dimë. Dimë edhe çfarë nuk dimë. Kësaj here e panjohura është se nuk dimë çfarë nuk dimë. Thënë më thjesht, nuk dimë se çfarë të reje duhet të mësojmë. Për këtë do të kishim nevojë për këshillat e të diturve. Meqë mesa duket nuk do të mund të kemi këshilla në një të ardhme të afërt, atëherë duhet të mbledhim mendjen, të shtrojmë të ndenjurat e të përveshim mëngët se jemi vetëm. Përtej solidaritetit për mbijetesë të mos presim ndonjë gjë nga jashtë. Jo sepse nuk kemi miq e dashamirë, por sepse edhe ata janë njësoj si ne.
Veçse një vendim solemn duhet ta marrim. Vendimet tona nuk mund t’i marrim as duke përdorur krejtësisht çfarëështë krijuar në vend nga breza të tërë (të shesim pasuri e të drejta publike), as duke e transferuar barrën te brezat e ardhshëm. Këtyre të fundit u mjafton halli që po i zë se duhet të jetojnë më së shumti në një botë të panjohur.
Megjithatë, besoj se kësaj here ka një konsensus të gjithëpranuar se zgjidhja e komponentit ekonomik të kësaj krize nuk duhet të përdorë instrumentet e përdorura në krizën financiare 2008–2009. Ajo krizë, veç të tjerash, solli në Europë rrënim të socialdemokracisë së fundshekullit të 20 (socialdemokratë gjermanë e austriakë, socialistë francezë e grekë, të majtë italianë u tretën), solli lulëzim të populizimit dhe thelloi pabarazinë ekonomike.
Kësaj here duhet të jemi tëvetëdijshëm se mungesa e likuiditetit nuk duhet jetë arsyeja apo alibia për të mos provuar një masë apo një tjetër masë të caktuar. Edhe pse kur vjen puna tek ekonomia, shumë hapësirë për shpikje nuk ka. Do të duhet të vëmë në dispozicion qoftë pasuritë tona, qoftë duhet të përshtatim sjelljen shpenzuese. Edhe qeveria, edhe sipërmarrja, edhe familjet. Në pikënisje nuk kemi ndonjë trashëgimi solide. Borxh pa fund, as qeverisë, as bizneseve, as familjeve nuk i jep kush. Edhe nëse do të vendosim të shesim asete publike, jemi në kohën kur askush nuk dëshiron të investojë. Vetëm spekulantë qarkullojnë këto kohë.
Nëse bizneset e quajnë të padrejtë që të përdorin asetet e kompanive të tyre për të monetizuar koston disamujore të fuqisë punëtore, të paktën për vitin 2020, duhet të ndalojmë shpërndarjen e dividendëve. Mungesa në të ardhura fiskale nga mosarkëtimi i taksës mbi dividendin është më pak e ndjeshme sesa financimi buxhetor i pagave të luftës për punonjësit e kompanive.
Një pjesë e mirë e të punësuarve të sektorit privat janë dëmtuar në të ardhurat familjare nga kriza. Po u japim një pagesë mujore modeste ekzistence të financuar nga paratë publike. Ndërsa po me para publike, po vazhdojmë të financojmë 100 % pagat e sektorit publik. Dalin apo nuk dalin në punë. Nuk më duket e ndershme. Nëse duhet ta përballojmë të gjithë bashkë krizën, duhet të marrim përsipër edhe të ndajmë barrën e saj. Një propozim këtu.
Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë.
Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020.
Që në ditët e para të bllokimit të detyruar të disa aktiviteteve ekonomike, u konstatuan kontradiktat e para. Të njëjtat që u vunë re edhe gjatë krizës pas tërmetit të 26 nëntorit, por në një pjesë të vendit. Si do të bëhet me rrogat e punëtorëve? Si do paguajmë qiratë? Tërmetet, pandemitë, etj., janë situata të të paparashikueshme. Por, derisa herë pas here ndodhin nuk mund dhe nuk duhet të jetë e paparashikueshme përgjigjja jonë.
Nëse njerëzit menjëherëi drejtohen politikës për zgjidhje, politika duhet të jetë e aftë jo vetëm të japë përgjigje të atypëratyshme të krizës sëradhës, por edhe të krijojë instrumente që administrimi i krizës, kurdo që të ndodhë, dhe i pasojave të saj, të jetë sa më normal. Institucionet publike kanë në planin e tyre financiar vjetor të përfshirë një fond të veçantë brenda shpenzimeve të personelit.
Zakonisht, rreth 60% e shpenzimeve mujore për fond pagash. I bie mesatarisht rreth 5% të fondit vjetor të pagave. Pse të mos jetë detyrim një fond i veçantë për çdo punëdhënës në vend me të paktën 10 punëtorë. Nëse do të ishte 25% e fondit vjetor të pagave do të mbulonte pagat e tre muajve. Ky fond do të përdorej për situata të papritura.
Mund të pranohet që në një situatë të tillë të mos paguhet paga e plotë, por 80% e pagës mesatare të tre muajve të fundit. Jo më pak se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më shumë se një shumëfish (5 herë apo 7 herë) i kësaj page. Në këtë rast do të duhet një fond sa 20% e fondit vjetor të pagave apo 4% e fondit vjetor për 5 vjet.
Për sa u përket të drejtave të ardhshme për sigurime shoqërore ato të llogariten mbi pagën minimale për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore. Pagesa për të punësuarit në një rast të tillë të jetë e përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale. Nëse duke filluar nga 1 janar 2021 fillojmë e krijojmë me detyrim njëinstrument të tillëfinanciar (me 4% të fondit vjetor të pagave), deri në dhjetor 2025 e kemi krijuar një rezervë financiare që na mbron deri në 3 muaj nga të papritura që mund të çojnë në pamundësi të pagesës normale të pagave.
Duhet të mbajmë një konsideratë që një mekanizëm i tillë në 5 vitet e ardhshme do të shtrenjtonte me 4% shpenzimet vjetore të personelit. Shpenzimet e sipërmarrjes për krijimin e këtij fondi të jenë shpenzime të zbritshme për efekt të llogaritjes së tatimfitimit. Të mbahen nga një/disa kustod/ë financiarë, sepse kështu edhe cash-in e kemi të garantuar, edhe fondi mund të shtohet edhe duke u investuar e riinvestuar.
Teprica mbi nivelin 3-mujor të pagave të jetë njëmarrëdhënie e lirë midis kustodit/kustodëve dhe sipërmarrjes. Ekzekutimi i përdorimit të këtij fondi të jetë nga një autoritet publike. Diçka e përafërt me sigurimin e depozitave.
Sidoqoftë, sa më sipër, ka si qëllim të nxisë mendimin dhe diskutimin për përdorimin e instrumenteve të qëndrueshme në përballje me befasitë e ndryshme dhe paparashikueshmërinë e tyre. (Fondi i sigurimit shëndetësor dhe fondi i sigurimeve shoqërore e kanë në ligj ekzistencën e një fondi rezervë, të aftë për të përballuar shpenzimet tremujore, paçka se gjithmonë thesari i shtetit për përdorimin e tyre paraqet pengesën e kufirit të deficitit buxhetor). Po qiranë, mese do ta paguaj? Mos e paguaj?! Me të ardhurat e qirasë po shkolloj djalin në Gjermani? Me kursimet e tua? Ç’punë ka shteti të hyjë në marrëdhënie midis privatëve?!
Për të shmangur çdolloj konflikti, duhet bërë rregullimi i nevojshëm ligjor, që në kohë fatkeqësish të shpallura të tilla nga autoriteti kompetent, qiramarrësi nuk ka detyrim të paguajë qiranë, pavarësisht se çfarë është e përcaktuar në kontratën midis palëve. Për të mitiguar këtë risk po bëj dy propozime alternative të njëri–tjetrit.
Ose sigurim i detyrueshëm i kontratës së qirasë ose paradhënie e një qiraje tremujore, por jo më shumë se 1 muaj për vit të kontratës së qerasë. E paguar çdo vit sa kësti mujor i kontratës së qirasë. Veç të tjerash do të kishim edhe një rregullim ligjor dhe fiskal të tregut të qiradhënies dhe qiramarrjes. Meqë po flasim për qiranë, duhet të sanksionojmë edhe që në rast se qiraja rregullonbanesën primare të një bërthame familjare, qiradhënësi nuk ka të drejtë të nxjerrë nga banesa qiramarrësin, edhe pse ky i fundit mund të mos paguajë qiranë.
Sa më sipër ishin disa ide. Do të ftoja këdo të bëhej pjesë e një kontributi të përbashkët për çfarë, si, kur, me se… Nuk lipset as forum, as grup pune, as bord, as portal.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike