Partia Demokratike reagoi lidhur me akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin e katit shtesë nga Basha.
Në një deklaratë për mediat, PD thotë se “të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie”.
PD gjithashtu nënvizon se Rama e Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik te Unaza e Re, duke bashkëpunuar me krimin e organizuar.
Reagimi i plotë i PD:
Të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie.
Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:
Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.
Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar. Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...