Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e vlerësimit të kandidatëve të saj që do të përfaqësojnë selinë blu në nivel qëndron dhe lokal. Përmes një komunikate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se puna e komisionit të vlerësimit zgjati më shumë se 2 muaj, nga 3 Gushti deri më 22 Tetor 2020.
Nga Raporti i Komisionit rezulton se në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.
Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.
Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.
Partia Demokratike ka publikuar edhe listën e kandidatëve që janë vlerësuar nga komisioni.
1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
1. AGRON SHEHAJ
2. ALBANA VOKSHI
3. ALDO BUMÇI
4. ALFRED RUSHAJ
5. ARBEN RISTANI
6. BARDH SPAHIA
7. BELIND KËLLIÇI
8. ÇLIRIM GJATA
9. DHURATA ÇUPI
10. ENKELEJD ALIBEAJ
11. ENNO BOZDO
12. ERVIN MINAROLLI
13. FATBARDH KADILLI
14. FLAMUR NOKA
15. FLORJON MIMA
16. GENC POLLO
17. GENT STRAZIMIRI
18. GRIDA DUMA
19. ISUF ÇELA
20. INA ZHUPA
21. IVI KASO
22. JORIDA TABAKU
23. KRESHNIK ÇOLLAKU
24. LUÇIANO BOÇI
25. OERD BYLYKBASHI
26. ORJOLA PAMPURI
27. TOMORR ALIZOTI
2. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:
1. ANDON FRROKAJ
2. ARBEN KASHAHU
3. ENDRI HASA
4. ERVIN SALIANJI
5. FATBARDHA KADIU
6. IZMIRA ULQINAKU
7. LINDITA METALIAJ
8. LORENC LUKA
9. LUAN BACI
10. NADIRE MEÇORAPAJ
11. ROMEO GURAKUQI
12. TRITAN SHEHU
13. XHEMAL GJUNKSHI
Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë. /tvklan.al
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...