Google ADS

PD: Protestuesit grevë urie në Tiranë

17:39 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Protesta e Partisë Demokratike nisi fiks në mesditë me fjalën e disa qytetarëve dhe më pas edhe të kreut të saj, Lulzim Basha.

Por nëse nisja u mësua, përfundimi i protestës nuk dihet ende. Protestuesit janë ftuar që të ngrenë çadra nga organizatorët e tubimit, ndërkohë që burime brenda Partisë Demokratike nuk përjashtojnë mundësinë e hyrjes në një grevë urie, shkruan Top Channel.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tha se do të shkohet edhe drejt grevës nëse qytetarët vendosin për këtë.

“Nuk e dimë sesa do të rrimë. Qytetarët nuk ka polici që i largon dhe kjo mund të jetë pikënisja e një greve urie”, thonë burimet pranë PD.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme