Partia Demokratike mblodhi për të dytën mbrëmje me radhë Kryesinë, për të vendosur në lidhje me datën e nisjes së protestave.
E ashtu siç u njoftua edhe mbrëmjen e së hënës, në përfundim të takimit të Kryesisë së re të PD-së është marrë vendimi që më 16 shkurt të organizohet një tubim madhështor në kryeqytet.
Protesta mësohet se do të nisë në orën 11:00, ndërkohë që ajo do të paraprihet nga disa protesta të tjera në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.
Përgatitjet për protesta mbarëpopullore u njoftuan nga vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, të hënën në Kuvend, kur edhe nisi sesioni i ri parlamentar.
Përpara takimit të dytë të Kryesisë ishte zhvilluar një takim me Kolegjin e kryetarëve të degëve në rrethe, për detajet, formën dhe datën e protestës./tch/
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...