Me anë të një deklarate nga selia e Partisë Demokratike, anëtari i Këshillit Kombëtar të partisë, Dorian Teliti, ka deklaruar se bazuar në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, varfëria në Shqipëri do të rritet edhe më shumë në 5 vitet e ardhshme.
“Sipas një raporti të OKB-së, ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej. Vendi ynë, sipas të njëjtit raport, bën pjesë në një grup me Kirgistanin, Moldavinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin, të cilat do të varfërohen përgjatë këtij segmenti të ardhurash ditore”, tha Teliti.
PD ka propozuar që qeveria të japë një paketë mbështetëse për familjet në nevojë e pensionistët si dhe të ulë taksat për konsumatorin shqiptar.
“Partia Demokratike i pret me shqetësim përfundimet e Raportit dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të mbrojtur shtresat e ekspozuara. Qeveria duhet të ulë antenat e propagandës, të pranojë faktet dhe, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, por të kthehet nga populli. Në linjë me sugjerimet e OKB Partia Demokratike vihet në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të shqiptarëve”, ka shtuar Teliti.
Teliti shtoi se PD kërkon në mënyrë urgjente një paketë mbështetëse direkte në llogaritë e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta mujore.
Gjithashtu PD propozon subvencione të drejtpërdrejta për sektorët në rrezik të ekonomisë, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe vendet e punës, si dhe shkurtimin e taksave të rritura ndër vite në kurriz të konsumatorit dhe bizneseve shqiptare, ku e para që të shkurtohet të jetë taksa e rritur me 24 lekë/litër mbi karburantin.
“Pa një reagim dhe një paketë masash, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe Shqipëria do të vazhdojë të shpopullohet”, ka përmbyllur Teliti.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit