Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme opozita jashtëparlamentare i ka dërguar mazhorancës propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjeve së trupës të Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.
Sipas propozimit te opozitës përzgjedhja e kandidateve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.
Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit. Më herët, negociatori socialist Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e tryezës politike ditën e mërkurë në ora 17.00 për të miratuar të plotë draftin e amendimeve për Kodin e Ri Elektoral për t’ia përcjell Komisionit të Posaçëm parlamentar për miratim brenda datës 30 qershor./tch
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!