Partia Demokratike e cilëson Policinë e Shtetit si armë politike e kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklaratë PD, shprehet se faqja zyrtare në ‘Facebook’ e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë share fjalimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.
PD thekson se aktiviteti i Ministrit të Brendshëm i shpërndarë sot nga Policia është në shkelje flagrante të nenit 5 dhe 90 të ligjit
Deklarata e plotë e PD
Një fakt i ri sesi Policia e Shtetit është kthyer në Policinë Politike të Edi Ramës dhe, në mënyrë të paligjshme, përdoret kundër opozitës. Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë share fjalimin politik kundër opozitës të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas