Qarku i Shkodrës erdhi vërtetë surprizë gjatë rezultateve të para të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare.
Partia Socialiste sundoi rezultatin në bastionin që ka votuar tradicionalisht djathtas. Vetëm me numërimin e më shumë se gjysmave të kutive, Partia Demokratike përmbysi rezultatin duke dalë forcë e parë politike në qarkun që është ngjyrosur gjithmonë blu.
Nga numërimi i 235 kutive nga 421 që janë në total për qarkun e Shkodrës, PD-ja merr 4 mandate, ose në vota 22.773. partia Socialiste e humb mandatin e pesë dhe mbetet në 4 deputetë, ose 22.375 vota.
Kështu, Nard Ndoka, kreu i Partia Demokristiane që garonte si kandidat i pesti në listën e PD-së në qarkun e Shkodrës, ja del të marrë mandatin. Megjithatë, janë ende për tu numëruar edhe 186 kuti.
1 mandat e ka Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.269 vota.
Dhe mandatin e 11 në këtë qark e merr Tom Doshi, që në këto zgjedhje parlamentare, kandidoi nën siglën e PSD-së, partisë së Skënder Gjinushit, edhe pse e shprehu hapur mbështetjen për kryeministrin Edi Rama gjatë gjithë fushatës zgjedhore.
Parë në këtë këndvështrim, edhe me mandatin e Doshit, e majta dhe e djathta mbetet ‘barazim’ në Shkodër.
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë