Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ulur me 1 lekë çmimin e energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2025.
Në një prononcim për mediat nga selia e PD, Berisha u shpreh se shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë energjinë për shkak të abuzimeve të qeverisë. Sipas tij kjo ulje e çmimit të energjisë është hipokrizia e radhës.
Berisha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur në kërkesën e saj për një ulje të çmimit të energjisë në përpjesëtim me rrogat dhe pensionet e qytetarëve që fitojnë më pak. Ai gjithashtu kërkoi ulje të çmimit të energjisë për bizneset, veçanërisht për bizneset e vogla.
“Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në radhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kW/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne. Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfrit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes”, tha Berisha./euronews
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...