Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim, ajo nuk pranon të ulet në dialog me Edi Ramën Kryeministër.
Një ditë pasi Fatmir Mediu zbuloi për Top Channel dështimin e realizimit të një tryeze mes mazhorancës dhe opozitës, nënkryetari demokrat Edi Paloka këmbëngul në kushtin e tyre të panegociueshëm , i cili duket si pengesa kryesore për uljen e palëve në dialog.
Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim, ajo nuk pranon të ulet në dialog me Edi Ramën Kryeministër. Një ditë pasi Fatmir Mediu zbuloi për Top Channel dështimin e realizimit të një tryeze mes mazhorancës dhe opozitës, nënkryetari demokrat Edi Paloka këmbëngul në kushtin e tyre të panegociueshëm , i cili duket si pengesa kryesore për uljen e palëve në dialog.
“Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar në asgjë. Ram si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD dhe me opozitën. Si kryetar i PS është çështje e tyre, ne nuk mund të vendosim kush është kryetari i PS”, tha Paloka.
Ndryshe nga sa bënë aleatët e saj, demokratët nuk do dorëzojnë asnjë kërkesë për regjistrim për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 13 tetorit të shpallura nga Ilir Meta, edhe pse njohin dekretin presidencial.
“ Pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana të tjera, për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve. Për ne të rëndësishme janë standardet, por kjo nuk mund të shmangë institucionet zgjedhore nga detyrimi kushtetues për të zhvilluar procedurat”, tha ai.
Numri dy i PD-së lëshoi akuza të forta ndaj kryebashkikaëve socialist, duke i paralajmëruar më ndëshkime ligjore kur të djathtët të vijnë në pushtet.
“ Ata kanë marrë edhe pozitat e grabitësit të vërtetë, i thyenë dyert, edhe atë që po marrin po e marrin me dhunë, se e di kushdo që vetëm me zgjedhje nuk kanë hyrë në ato zyra”, përfundoi ai.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...