“PD nuk e do në parlament”, Yuri Kim: Të tjerët të jenë të qartë për rastin Doshi

10:03 | 24 Mars 2021
Arbresh.info

Ambasadorja e SHBA, në Tiranë me anë të një postimi në profilin e saj në “Twitter” ka bërë një tjetër apel për mos përfshirjen e personave të inkriminuar në zgjedhje.

Ambasadorja Kim vlerëson qëndrimin e Partisë Demokratike duke thënë se kjo parti dhe të tjera në Shqipëri “nuk duan në parlamentin shqiptar, dikë ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në territorin e saj”.

Në reagimin e saj Kim, u drejtohet partive të tjera ku ngre edhe disa pyetje “Nga se kanë frikë” A është “e dobishme” të heshtësh”, Përse duhet lënë që të tjerët të mendojnë që je “aleat” me të”? Kjo është ajo që sipas jush meritojnë votuesit? Shqipëria meriton diçka më të mirë”.

Ndërkohë postimi i Kim në “Twitter”, përfundon me një ripostim të Departamentit të Shtetit, për rastin Doshi.

“Shënojmë se PD dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin E Shqipërisë dikë të caktuar nga SHBA për korrupsion. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë”, shkruan Kim.

Ambasadorja amerikane gjatë një interviste në “ABC” theksoi se:

“Është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë. Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Eshtë krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”, u shpreh ajo./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme