Partia Demokratike e Shqipërisë bën me dije sa ka dorëzuar padi në SPAK për drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë.
Partia Demokratike ka listuar emrat e kallëzuar në SPAK, ndërsa në deklaratë thuhet se të gjithë personat janë kallëzuar për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Kujtomë se më herët PD dorëzoi kallëzim në SPAK për ministren e Olta Xhaçka, me arsyetimet se sipas PD, kishte përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.
Sakaq PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion të vërtetojë së ligji është i barabartë për të gjithë dhe se përpara ligjit duhet të vendoset çdo shkelës.
Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.
Edi Rama, Kryeministër
Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.
PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.
Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.
Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.
Megjithëse nga SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për disa kallëzime, PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.
“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet,”- theksohet në kallëzimin e PD.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...