Ftesës së Ramës për dialog me Bashën i është përgjigjur Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.
I ftuar në Ora News, Gjata i la takim Ramës me 16 mars, në protestën kombëtare të opozitës.
Çlirim Gjata: Shkurt, prerë dhe egër, nuk ka negociata dhe nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Megjithatë meqenëse qenka i dëshiruar për të folur me 16 mars do të vijmë bashkë me 200 mijë shqiptarë përpara Kryeministrisë të cilët një nga një kanë diçka për ti thënë. Le të dalë aty dhe të flasë me 200 mijë shqiptarë meqenëse dashka për të folur, 16 mars ora 11:00.
Teksa Kryeministri ka nisur të bëjë diversion në radhët e opozitës, Gjata thotë se Rama nuk mund të krijojë një opozitë artificiale në Kuvend.
Çlirim Gjata: Mund ti shërbejnë për të tundur peshqirin si boksierit për tu freskuar meqenëse ai kërkon të na lodhë por a vlejnë si varkë shpëtimi këto 7 apo 17 persona? Po flasim politikisht, a mund të sajohet një opozitë, a mund të ekzistojë një opozitë e pavotuar, a mund të krijohet? Opozita është nocion dhe akt politikk, duhet të vijë natyrshëm e votuar nga populli.
Ata që i ka votuar populli lanë letrën në derë dhe ikën dhe u bashkuan me qytetarët. Nuk ka më opozitë, nuk ka më ndërmjetës me popullin, tani ka qeveria punë me popullin. Mendoni se këta 7 apo 17 kanë shpatulla për të mbajtur opozitën? Do ti thonë popullit mos dilni në rrugë se këtu jemi ne? E kush e çan kokën për ta?! Nuk është zgjidhje kjo. Është kaq i lodhur një njeri që merret me gjëra të tilla. Është në mbarim të mandatit të tij politik njëherë e përgjithmonë.
I pyetur nëse skema të tilla mund të lodhin popullin opozitar, Gjata u shpreh:
Çlirim Gjata: Edhe blen, edhe mashtron, jo vetëm i lodh. Bleu aktorë nga teatri, bleu nga Astiri persona që me dëshirë të madhe po i prishin shtëpinë, edhe te studentët dhe pedagogët pati ndonjë blerje, siç po mundohet tani nga listat të sajojë skupe e gjëra të tilla. Të gjitha këto janë lidhje të shkurta siguresash që janë të destinuara të digjen.
Sa i takon marrëdhënies me opozitën që ka lënë mandatet, i lodhuri është Rama, frikacaku që ka ikur nga zyra dhe ka frikë të përballet. Shikoni dhe parlamentin, nuk mblidhet ditë të enjte. E njoftojnë brenda ditës dhe po brenda ditës ja çojmë 5-10 mijë veta. Prapë e kanë lënë për të martën dhe nuk njoftojnë orën.
Çlirim Gjata një koment pati edhe për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj aksionit opozitar dhe deklaratës së Ramës se qeveria ka mbështetjen e tyre.
Çlirim Gjata: Pse nuk i merr në parlament delegacionin e PE-së. Pse nuk i merr ata deputetë? Vetëm kur vinë në Shqipëri dalin në televizor se atje nuk i njeh kush. Deviza e opozitës është e qartë, kërkojmë të njëjtat standarde demokracie ligji, zgjedhjesh, ekonomie siç i kanë ata në vendet e tyre.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/rama-pyeti-bashen-se-kur-do-takohen-pd-me-16-mars-do-vijme-me-200-mije-shqiptare-631650/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...