Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar, i cili do të zgjedhe lidershipin e saj te ri.
Gjatë mbledhjes së sotme do të zgjidhen nënkryetarët e Partisë, Sekretari i përgjithshëm dhe 4 sekretarë. Në Kryesinë e PD-së hyn drejtpërdrejtë pa votë veç kreut të PD-së, edhe zëdhënësja e PD-së, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe kryetarët e LGDSH dhe FRPD.
Kryesia e re, e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, do të ketë vendimmarrje të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Statuti i PD-së parashikon se do të jetë kjo Kryesi ajo që do të vendosë për kandidatët që do të garojnë si kryetarë bashkie dhe deputetë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë edhe kryetarin e saj me një mandat 4-vjeçar.
Gjithashtu, nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar demokrat pritet të caktohet edhe data e nisjes së protestave, pas paralajmërimit që opozita e bashkuar dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, paralajmëruan mbrëmjen e kaluar.
Është ky Këshill i përbërë nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar, krerët demokratë të bashkive, deputetët, krerët e degëve, Sekretari i Përgjithshëm, ata funksionalë dhe ish-kryeministra, ish-presidentë dhe ish-krerë parlamenti, i cili do të zgjedhë për herë të parë kryetarin e Këshillit me mandat 4 vjeçar, sipas përcaktimit të nenit 50 të statutit.
Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha publikoi të gjithë listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Basha tha se do të propozojë emrin e ish-presidentit Bujar Nishani për kryetar të Këshillit Kombëtar, duke rikthyer kështu zyrtarisht në selinë blu ish-kreun e shtetit./report
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...