Partia Demokratike në Shqipëri e ka kundërshtuar sërish projektin e Open Balkan duke e cilësuar si një nisëm që synon t’i shërbejë pushtetit personal të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.
Referuar studimit të një instituti të huaj PD thekson se kjo iniciativë ka si qëllim edhe mbajtjen e Ballkanit larg Bashkimit Europian.
“Studimi nxit edhe më tej dyshimet mbi axhendën e fshehtë të kësaj nisme, kur evidenton se Bosnje Hercegovina e refuzon pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur për shkak se i trembet cenimit të pavarësisë së saj. Ky vend, bashkë me Kosovën e Malin e Zi, e shohin Ballkanin e Hapur si rrezik që minon rrugën e tyre europiane.
Studimi rikonfirmon shqetësimet e përsëritura se Ballkani i Hapur priret të thellojë edhe më shumë ndasitë mes vendeve të rajonit, në vend që të rrisë bashkëpunimin gjithëpërfshirës, sikundër pretendojnë Rama dhe Vuçiç”, u shpreh Bumçi./a2cnn/
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...