8 parti opozitare nënshkruan marrëveshje individuale me Partinë Demokratike për krijimin e koalicionit opozitar për zgjedhjet.
LSI, për herë të dytë pas marrëveshjes në 2009 me Sali Berishën, firmos sërish bashkëpunimin me demokratët, tashmë në opozitë dhe me kryetar Lulzim Bashën.
“Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u ndëshkuar dhe pa u vënë përpara përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral, duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin”, deklaroi Basha.
Ndërsa Monika Kryemadhi u shpreh: “Këtu nuk është problemi Edi Rama si individ, por Edi Rama si fenomen. Po flasim për Edi Ramën i cili është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar”.
Në ditën kur Partia Demokratike dhe aleatët e saj vulosën vendimin për të mos u futur në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, parti të tjera u regjistruan për t’u bërë pjesë e garës vendore. Më e reja, Bindja Demokratike e Astrit Patozit.
“Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet fallco të diktuara nga krimi. Prandaj, natyrisht nuk do të ketë më as opozitë fallco”, tha Basha.
Më radhë, aleatët e demokratëve firmosën njëri pas tjerit dokumentin me 10 pika, ku pranuan se nuk do të futen në zgjedhje pa u plotësuar kushti për një proces të lirë dhe të ndershëm, të cilat duhet të organizohen nga një qeveri tranzitore.
Reforma Zgjedhore dhe ajo në drejtësi pritet të jenë në mandatin e qeverisë tranzitore e deri në atë ditë opozita pritet të përshkallëzojë qëndrimin për të pamundësuar nëse do të mbahen pa të./Tch
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj