Ekspertët zgjedhor të PD-së, propozojnë që rezultati të dalë direkt në qendrën e votimit, por më parë zgjedhësit duhet të identifikohen përmes paisjes elektronike të identifikimit, ndërsa për procesin e votimit propozohet të përdoret paisja elektronike e votimit, e cila memorizon çdo votë si dhe ruan në një kuti të sigurtë, një kopje në letër të votës së shprehur.
Në mbyllje te procesit, paisja elektronike e votimit, siguron rezultatin final për qendrën e votimit dhe mundëson printimin e rezultatit për çdo përfaqësues të subjekteve politike prezent në qëndrat e votimit.
Numërimi i votave në qendrat e votimit nuk është një histori e panjohur për Shqipërinë, nga viti 1991 deri në 2001 plot pesë pale zgjedhje parlamentare dhe tre zgjedhje për pushtet vendor votuat u numëruan në qendrat e votimit, por në zgjedhjet e vitit 1996 dhe në veçanti, në ato të vitit 2001, pati akuza për manipulim të rezultatit zgjedhor në qendrat e votimit, ndaj kjo formulë u ndryshua. Përdorimi i teknologjisë, sipas demokratëve jo vetëm do përshpejtojë nxjerrjen e rezutlatit, por do sigurojë paprekshëmrinë e vullnetit të qytetarëve./tch/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...