Google ADS

PD kërkon më shumë teste, Rama: Po ia fut kot, qeveria nuk vendos për këtë

15:41 | 7 Prill 2020
V. S.

Prej ditësh, Partia Demokratike kërkon të realizohen më shumë testime për koronavirus, në mënyrë që të jetë më e qartë situata e personave të prekur, e cila do të ndihmonte më pas edhe në luftën ndaj virusit.

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter, ku shkruan se numrin e testimeve nuk e vendos qeveria.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!”, shkruan Rama./A2/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme