Partia Demokratike i bën thirrje Ilir Metës që të mos dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Deputeti demokrat, njëherësh ish ministër i jashtëm i PD, Tritan Shehu thotë se mos-dekretimi nga Presidenti i këtyre ministrave, duke filluar nga ministri i Jashtëm do të ishte i bazuar.
“Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtëm, do të ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja për në Qeveri përbejnë një “shaka” kakofoni-ke, që nuk premton përmirësim të krizës ku është futur vendi, përkundrazi…
Emërimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtëm, detyre qe lidhet me çështje te sigurisë kombëtare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se tërësisë territoriale te kombit, marrëdhënieve me NATO-n etj, përben se paku aventurizëm politik i maskuar ky me një “nacionalizëm” grotesk.
Kryeministri duhet te qartësoje veçanërisht qëllimin e atij emërimi (qe po shqetëson edhe miqtë tanë), origjinën e propozimit te asaj kandidature, mundësinë e një korrelacioni me disa procese te rrezikshme, etj.
E kundërta, ulja e nivelit te argumenteve deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogël i Librit”, flet për mungese serioziteti, qe veçse shton paqartësitë.
Në qoftë se ne shqiptarët nuk do të dimë të prezantohemi dhe të mbrojmë me dinjitet e besueshmëri interesat tona, apo akoma më keq në qoftë se ne do të pranojmë qe disa “argatë a pupace” në “shqip” dhe në emrin tone ti servirin partnereve opsionet e kundërta e të “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgjë të mirë”, deklaron Tritan Shehu.(TemA)
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...