Pas rikonfirmimit në krye të selisë blu, Lulzim Basha vendos të fusë në një proces të thellë reformimi Partinë Demokratike. Si zanafillë e këtij procesi do të shërbejë analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit, që do të nisë nga data 1 Korrik në të gjitha nivelet lokale, në çdo seksion e deri në nivel qarku, për t’u përmbyllur më pas me prezantimin e raportit final në 10 Korrik përpara Kryesisë.
Thënë ndryshe, kjo analizë e rezultatit do të diktojë edhe ristrukturimin e organeve vendore të partisë, që do të përfundojë brenda datës 30 Shtator. Por paralel me këtë proces nga mbledhja e kryesisë, Lulzim Basha paralajmëroi nisjen e një beteje të ashpër politike në vjeshtë, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar.
“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret. Çdo ditë që nuk përdoret për përsosjen e PD-së është një ditë pushtetit që i dhurojmë armikut të demokracisë. Duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi njëherazi edhe rishikimin e statutit nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhet në 17 Korrik. Propozimet pasi të merren në shqyrtim nga një komision i përhershëm do t’i paraqiten në 10 Korrik Kryesisë.
Gjithashtu kuvendi i datës 17 Korrik do të përcaktojë edhe Këshillin e ri Kombëtar. Është ky organ që zgjedh kryesinë e re të PD-së dhe organet e reja drejtuese, nga i nënkryetarët, sekretarët apo Sekretari i Përgjithshëm, nisur nga performanca e tyre në zgjedhjet e fundit./Tv Klan/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...