Kryetarët e degëve të PD-së së Shkodrës, Kukësit dhe Fushë-Krujës kanë reaguar, pas deklaratave të fundit të bëra nga eksponentë të Partisë Demokratike kundër Bashës.
Kreu i PD-së në kukës, Arif Rexhmati thekson se votat e vjedhura e shantazhet janë realitet politik i Edi Ramës dhe nuk janë kryer nga lider demokrat, andaj të gjithë duhet të bashkohen rreth Bashës.
“Ata qe ne karrieren e tyre provuan “grushtin e shtetit ne ’91”, “gjeneralin e ’97”, ata qe nuk ishin pjese e protestave “Rama ik” kunder regjimit te instaluar, ata qe provuan nr 1 apo 2 te shtetit, ata qe provuan poste te larta me voten e demokrateve apo te emruar nga qeverisja e PD-se, ata qe nuk lane gje pa thene per njeri-tjetrin dhe sot behen bashke ne studio televizive dhe mezi priten qe te gjenin nje “arsye” akoma te paprovuar per te thirre “Basha ik”!
A thua qe zgjedhjet i manipuloi Basha dhe jo Rama, a thua se blerjen e votes e instaloi Basha dhe jo Rama, a thua se shqiptaret i shantazhon Basha dhe jo Rama, a thua se shqiptaret i burgos Basha dhe jo Rama, a thua se demokracine ne Shqiperi e rrezikoka Basha dhe jo Rama?!
Koha te bashkohemi rreth PD-se dhe z.Basha kushdo qe qe e shikon rrezikun Rama si rrezik per demokracine dhe Shqiperine!
Keta duartrokitesit e “humbjes” eshte me mire te heshtin se nuk i degjon kush me!
Shpesh heshtja flet me shume se klithmat dhe çjerrja e zerit!
Deklarate e Partise Demokratike, Dega Shkoder
Te dashur bashkeqytetare, kur kane mbetur edhe pak ore nga permbyllja e procesit te numerimit te votave per kandidatet e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si force te pare me diference te madhe me kundershtarin Partine Demokratike. Kush me mire se ju e di se kjo e jona ishte nje fitore qe nuk diskutohej, por qe perballe kishte forcat e erreta te krimit te organizuar, struktura te sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre”, shprehet Rexhmata.
Edhe kryetari i PD-së së Shkodrës, Xhevdet Amuli shprehet se Partia Demokratike duhet të vazhdojë përpara nën drejtimin e Lulzim Bashës.
“Por Shkodra, si cdo here tjeter, qendroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i larte i votave te pavlefshme si ne qarkun tone ashtu edhe ne te gjithe Shqiperine tregon qe mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleateve te saj ne krim, deri ne tavolinat e numerimit, ku numeruesit e tyre jane pare me ze dhe figure duke plotesuar ne shkelje flagrante te ligjit fletet e votimit.
Te dashur Shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet ketu, por ai vijon deri ne crrenjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpreses per shqiperine dhe shqiptareve.
Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.
Ecim perpara me Lulzim Bashen!
Ju faleminderit !
#partiademokratikeshkodër #PD #ShqipëriaFITON”, tha Amuli.
Ndërsa, kreu i PD-së në Fushë-Krujë, Agron Loka, deklaron se demokratët e Bashkuar rreth zotit Basha do ta arrijnë fitoren që meritojnë.
“Të nderuar qytetar të Fushë-Krujës, Niklës, Bubqit dhe gjithë Bashkisë Krujë, më lejoni t’iu shpreh falenderimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për të gjithë ju që me fisnikërinë dhe besnikërinë tuaj edhe pse nën presjonin e terrorin e pushtetit të korruptuar dhe po ashtu të krimit të organizuar, na mbështetët dhe besuat në ndryshimin e madh.
Me përultësi dhe mirënjohje pa fund për të gjithë ju mbështetës, ne nuk dorëzohemi, por përkundrazi të gjithë të bashkuar me kryetarin Lulzim Basha, asgjë nuk do të ndalë që Shqipëria të fitojë”, shprehet Loka.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?