Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik, krahas kërkesës për përfshirjen e ODIHR në amandimet e Kodit Zgjedhor, ia argumentuan përmes një letre kundërshtitë ndaj propozimeve të Damian Gjiknurit.
Në këtë letër që disponohet nga Top Channel thuhet:
“Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm , është i pa pranueshëm për opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm katër muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor”
Amendamentet e kodit zgjedhor propozuar nga socialistët përcaktojnë 10 ndryshime. Për listat e kandidatëve socialistët propozojnë të jenë të hapura 100 % dhe se kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale.
Por vota preferenciale ndryshon renditjen e listës. Ky propozim është komentuar nga opozita si një hile e madhe pasi në fletën e votimit votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët për deputetë, që janë të renditur në fletën e votimit sipas preferencës së kryetarit të partisë.
Pasi të mbyllet procesi i votimit, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila.
Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.
Sipas kësaj formule deputetët do të zgjidhjen sipas preferencës së kryetarit të partisë dhe kështu do të përfitojnë ata që janë të parët në listë.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...