Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi dorëzuan sot në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e ish-zyrtarit e arrestuarn të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë.
Pas depozitimit të kërkesës, Boçi deklaroi për mediat se Kuvendi e ka për detyrë ngritjen e komisionit hetimor nëse kërkesa është firmosur nga ¼ e deputetëve.
Ai shtoi se kryeministri nuk do të mund të fshihet kësaj radhe dhe se do të shkojë në komisionin që pritet të mbahet.
“Rregullorja përcakton qartë, në nenin 25, që kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, atëherë Kuvendi ka të drejtë ta pranojë. Po kemi një precedent, është e vërtetë, është rrëzuar kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për chartera-t. Pretendimet tona dolën hapur, Rama ka harxhuar 20 milionë euro për fluturime me charter.
Ai nuk pranoi të vijë në komision. Nuk do të shpëtojë kësaj radhe, nuk mund të fshihet sërish. Do vijë në komision si “Çeço” dhe do përgjigjet përpara këtij komisioni”, tha Boçi.
Kujtojmë se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se maxhoranca nuk do të votojë për mbajtjen e një komisioni të tillë dhe ai nuk do të mund të ngrihet. /Telegrafi/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?