Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike kanë marrë vendim se Partia Demokratike nuk do të kthehet në Parlament derisa të arrihet krijimi i qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ky është njoftimi më i fundit që vjen nga selia blu. Edhe më herët nga sheshi i i protestës, deputeti Arben Ristani dhe Sali Berisha thanë se Parlamenti është aty ku janë edhe qytetarët.
Partia Demokratike ka vendosur sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të saj se nuk do të ketë grevë urie në çadrën e ngritur para Kryeministrisë.
Kështu, PD ka vendosur që protesta të vazhdojë dhe se tashmë do të bojkotohet Parlamenti deri në një qeveri të re teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...