Google ADS

PD dhe LSI jashtë fondeve për partitë politike

09:23 | 16 Maj 2019
Arbresh.info

Miratohet projektvendimi për shpërndarjen e fondeve për partitë politike të cilat marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Projektvendimi i miratuar nga qeveria i ka kaluar Kuvendit dhe pritet të shqyrtohet në seancë parlamentare.
Kështu shuma totale është 65 milionë lekë, ndërkohë që pjesa e majmë i kalon Partisë Socialiste shkruan Lajmi i Fundit

Teksa pritet miratimi i këtij projektvendimi në Parlament, vihet re se në këto fonde është përjashtuar Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat nuk janë regjistruar për zgjedhjet, por edhe partitë opozitare të cilat kanë djegur mandatet parlamentare,

Ndonëse në projektvendim nuk detajohet mënyra se si do të ndahen paratë, krahas Partisë Socialiste, do të jetë Bindja Demokratike ajo që do të përfitojë, për shkak se garon në 26 bashki. Bazuar në Kodin Zgjedhor fushata nis 45 ditë para datës së zgjedhjeve dhe supozohet se me ndarjen e parave do të mbulohen shpenzimet e fushatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme